Tuberkulozi, sëmundja më e përhapur në vendet e varfëra
Dy milonë të rinj preken çdo vit nga tuberkulozi. Këto janë statistikat botërore mbi sëmundjen e ashtuquajtur të të rinjve. Të prekurit në vendet e varfëra janë kryesisht të moshave nga 10-24 vjec.
Sipas kreut të të studimeve, arsyeja e prekjes së moshave të reja mund të jenë disa, prej të cilave një mix faktorësh biologjikë dhe socialë. Ndryshe nga fëmijët 0-4 vjeç, të rinjtë shpesh zhvillojnë forma infective të sëmundjes dhe kanë më tepër marrëdhënie sociale jashtë kontekstit familjar.
Këshu që si pasojë, përtej faktit që janë më të predispozuar për tu prekur nga kjo sëmundje, adoleshentët e të rinjtë kontribuojnë në ngjitjen e vazhdueshme të saj nëpërmjet kontakteve.
Kryesisht të rinjtë preken nga forma aktive që karakterizohet nga kollë e vazhdueshme, temperaturë dhe humbje në peshë. Në Evropë regjistrohen rreth 46 mijë raste në vit, ndërsa numri më i lartë prek vendet e Azisë jugore dhe Afrikës Sub Sahariane.