Tumori në gjoks, një kurë e re zgjat jetën në moshë të re

Rastet e grave të reja me kancer në gji, janë gjithnjë në rritje, por lajmi i mirë vjen nga një kurë e cila shton mundësitë për të shpëtuar.

Për të sëmurat me tumor në gji, të cilat janë nga mosha 20 në 39 vjeç, shpresa është një molekulë (ribociclib) që, po t’i shtohet terapisë standarte të endokrinës, shton në mënyrë domethënëse mundësinë e shërimit përfundimtar.

Një gjë e tillë është evidentuar nga studimi i fazës së tretë “MONALEESA-7, testuar në 672 pacientë të cilët janë ndjekur prej tre vitesh, prezantuar në kongresin e Shoqërisë Amerikane të Onkologjisë klinike (Asco).

Pas 42 muajsh trajtime, mundësia për mbijetesë ishte  70% për gratë e trajtuara me ilaçin dhe terapia standarte 46%, për ato që merrnin vetëm kurën standarte.

“Kanceri i avancuar i gjirit – shpjegoi eksperti i Asco, Harold Burstein – mund të jetë shumë agresiv dhe është arsyeja kryesore e vdekshmërisë nga kanceri tek gratë nga mosha 20 në 59 vjeç.

Ndaj është shumë inkurajuese të shohësh një lloj terapie që rrit ndjeshëm mundësinë e mbijetesës për gratë në moshë të re.”

SHKARKO APP