Ujë me limon dhe fara lini
Ujë me limon dhe fara lini është një pije e njohur për vetitë e saj dobësuese. Nuk është formulë magjike që djeg yndyrat nga mbrëmja në mëngjes, por ka veti mjaft të mira. Si limoni dhe farat e linit kanë përbërës që stimulojnë metabolizmin. Bashkangjitur një diete të mirë, kjo pije redukton sulmet e urisë së ankthshme dhe lehtëson procesin tretës që të ndihmon të dobësohesh. Të humbësh peshë është mjaft e komplikuar dhe varet se si funksionon organizmi ynë. Sigurisht duhet ushqim i ekuilibruar dhe aktivitet fizik, por prapë disa njerëz kanë shumë vështirësi të arrijnë objektivin. Për të shfrytëzuar sa më mirë vetitë dobësuese të limonit, ujit dhe farave të linit, nuk ka asgjë më të mirë se kjo recetë.
Përbërësit:
4 filxhanë me ujë (1 litër)
2 lugë me fara lini
Lëngu i një limoni
Përgatitja:
Vendosni të ngrohet 1 litër ujë, sapo të nisë të ziejë hidhni farat e linit dhe ulni flakën. Lëreni të ziejë për 3-4 minuta, dhe fikeni. Mbulojeni tenxheren me një copë dhe lëreni të vaket. Filtrojeni dhe shtoni lëngun e limonit.
Mënyra e konsumimit:
Pini një filxhan esëll në mëngjes
Ndajeni pjesën tjetër në 3-4 pjesë dhe konsumoheni gjatë ditës.
Përsëriteni këtë të paktën 3 herë në javë.