Urgjenca mjekësore, prioritet i Qeverisë
Ne Konferencën e VII – të Mjekësore Ndërkombëtare të Specialiteteve, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj, kreu i Bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili kandidadon për një mandat të tretë, i ka kërkuar ministrit që Bashkia e re e Elbasanit të ketë më shumë urgjencë shëndetësore.
Sejdini pasi ka vlerësuar këtë konferencë ndërkombëtare, ka shfrytëzuar rastin duke i kërkuar ministrit Beqaj edhe zgjidhjen e dy problemeve përsa i përket sistemit të shëndetësisë në bashkinë e madhe të re të Elbasanit.
“Bashkia e re e Elbasanit përbëhet nga 116 fshatra e 12 komuna, me 220 mijë banorë dhe ka nevojë për një organizim total të sistemit shëndetësor në këtë territor të ri. Besoj se Bashkisë pilot të Fierit do t’i bashkangjitet edhe Bashkia e Elbasanit lidhur me projektin, i cili ka të bëjë me riorganizimin total të sistemit shëndetëor parësor”, tha Sejdini.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi se ngjarje të tilla duhen mbështetur, pasi i vlejnë jo vetëm pasurimit të jetës akademike, brezave të rinj, por edhe kushteve të sotme ku praktikisht gjatë punime do të ketë edhe mesazhe të video-konferencës që do të thote që sot në botën e madhe virtuale, praktikisht kufijtë janë kapërcyer.
Duke i kthyer përgjigje kreut të bashkisë, Qazim Sejdini, ministri i Shëndetësisë Beqaj tha se “urgjenca mjekësore është në fakt një nga prioritetet e programit të qeverisë. Me miratimin e ligjit dhe me punën që po bëjmë, ne do të kemi një shërbim totalisht i ri te urgjencës mjekësore”.
Ministri Beqaj ka garantuar kreun e Bashkisë se do të kemi një sistem të urgjencës mjekësore të vendosur në territor, qe do të jetë në gjendje t’i përgjigjet brenda afateve kohore të mirëpërcaktuara komunitetit.
“Sot jemi në fazën që po përcaktojmë atë angazhim që do t’i përgjgijet cdo nevoje shëndetësore. Besoj se kjo është e domosdoshme në rradhë të parë për të shpëtuar jetë njerëzish”.
Lidhur me kërkesën për përfshirjen e Elbasanit në fazën pilot të Fierit, ministri Beqaj tha se “ unë jam i vetëdijshëm që sot vendosja në territor e shërbimit shëndetësor parësor bëhet në mënyrë, le të themi nga ministri i rradhës së Shëndetësisë.
"Në këto 25 vjet kemi shumë migrim të brendshëm, ndryshim të demografish dhe ndryshim të sëmundshmërisë, ndaj ka ardhur momenti që vendosja e shëndetit parësor të dalë në një qasje të re. Besoj se kjo është ajo cfarë kemi të skicuar nga grupi i punës i ngritur në ministri për t’ju përgjigjur një rritjeje të cilësisë së sistemit parësor shëndetësor edhe në funksion të reformës së re territoriale. Besoj se ajo që po bëjmë për programin e kontrollit shëndetësor pa pagesë është drejtimi i duhur, që do të thotë shërbim kujto, por sidomos janë të rëndësishëm dy elementë të tjerë, aksesi universal dhe cilësia universale, brenda Shqipërisë. Kabineti i chek – up-it kudo që është ka të njëjtat pajisje, të njëjtin trajnim, në këtë mënyrë i drejtohemi qytetarëve shqiptarë pavarësisht se ku ai ka zgjedhur afërsinë dhe cilësinë”, tha ministri.