Ushqime që përmbajnë sasi të konsiderueshme të kalciumit

Kalciumi është një nga mineralet më të rëndësishme për trupin e njeriut. Disa ushqime që duhet të konsumoni për të përfituar dozën e nevojshme ditore të kalciumit janë:

– Qumështi, i cili përmban sasi të konsiderueshme të kalciumit;

– Djathi;

– Rukola;

– Patatet e ëmbla;

– Salmoni. Nëse salmoni konsumohet së bashku me halat e zbutura që janë të ngrënshme, niveli i kalciumit është edhe më i lartë.

– Fasulet e bardha. Bishtajoret në përgjithësi janë një burim i mirë kalciumi dhe hekuri. Fasulet e zeza janë gjithashtu të pasura me kalcium, potas etj.

– Bajamet. Bajamet janë gjithashtu të pasura me potas, vitaminë E dhe hekur.
– Portokallet. Kombinimi i bajameve me portokall është një kombinim i shkëlqyer për shëndetin e kockave etj.

Mungesa e kalciumit sjell probleme në organizmin e njeriut si:

– Dhembje muskujsh;
– Luhatje humori;
– Probleme me gjumin;
– Thonj të dobët;
– Flokë të dobët;
– Lëkurë të zbehtë, etj. /ATA/

SHKARKO APP