Ushqimet e restoranteve kanë më shumë sheqer se çokollata

Të gjithë i pëlqejnë ushqimet e restoranteve, por në fakt disa prej tyre përmbajën më shumë sheqer se ëmbëlsirat me çokollatë. Çokollata në madhësi normale ka rreth 35 gram sheqer, gati 7 lugë çaji me sheqer, shumë më shumë se sa duhet të merrni në një ditë. Këto ushqime të renditura më poshtë përmbajnë gati dyfishin apo trefishin e kësaj sasie.

Sallata me pulë

Shumë sallata të shpejta janë të ngarkuara me sheqerna të fshehura dhe kjo nuk është përjashtim. Një ekspert i ushqyerjes dhe dietetikës në Lafayette, ka thënë se “sheqernat vijnë nga salcat  e shegës, arrat e pjekura me mjaltë dhe domatet e thata”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mishi me salcë barbeque

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo pjatë ka rreth me 72 gram sheqer. Nëse heqim salcën do të shkojë në 15 gram sheqer. Salca e barbeque kontribuon në përmbajtjen e përgjithshëm të sheqerit në pjatë, pasi përmban mjaltë, ketchup dhe sheqer kafe.

Smoothie

Një gotë e vogël  përmban 91 gramë sheqer, ndërkohë që një pjesë e madhe ka dyfishin e asaj sasie, rreth 182 gram. Kjo varet sigurisht nga përbërësit që ka brenda. Por shumica e atyre që shiten në restorante kanë mjalt apo esenca të tjera dhe nuk janë 100% me fruta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?