Ushqimet ketogjenike për të rënë në peshë

Ushqimet ketogjenike ju ndihmojnë të dobësoheni shpejt dhe të përmirësoni kushtet shëndetësore si lodhjen, faktorët e rrezikut të sindromit metabolik apo diabetit. Por për të përfituar nga dieta ketogjenike nuk është e rëndësishme të bësh ndryshime drastike të ushqyerjes. Duhet vetëm të konsumoni këto ushqime.

Mishi

Mishi i papërpunuar është bazë në dietën ketogjenike pasi përmban një sërë karbohidratesh. Por duhet të keni parasysh se mishi i përpunuar, si salsiçet, sallami etj., kanë karbohidrate të shtuara. Mundohuni të përfshini mishin të paktën një herë në ditë, për të mbajtur vetitë e tij ketogjenike dhe mos harroni ta gatuani me sasi të pakët vaji dhe të shoqëruar me shumë perime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veza

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vend të dytë të listës është veza, e cila përmban të paktën 1 gram karbohidrate dhe 6 gram proteina, dhe e bën një nga ushqimet më të përshtatshme të dietës ketogjenike. Konsumi i saj lehtëson procesin e metabolizmit, dhe përmirëson rezistencën ndaj insulinës.

Ullinjtë

E veçanta e ullinjve është se mbajnë vetëm 0.2 gr karbohidrate dhe janë në formën e fibrave. Ato ndihmojnë për të rregulluar kolesterolin dhe tensionin e ulët të gjakut.

Hudhra

Vetëm një thelpi hudhër përmban 0.99 gram karbohidrate neto. Hudhra dhe perimet e tjera të familjes Allium përmbajnë alicinë, një përbërës bimor me veti antiinflamatore dhe antioksidante, dhe na mbron nga dëmet dhe sëmundjet cerebrale.

Çokollata fondente

Me përmbajtjen e ulët të karbohidrateve që kërkon dieta ketogjenike është e rëndësishme të siguroni një sasi të mjaftueshme fibrash. 100 gr nga çokollata fondente që përmban 70-80% kakao, siguron 11 gram fibra. Përpiquni të gjeni nga lloji pa sheqer të shtuar.

Bajamet

100 gram bajame përmbajnë vetëm 7 gr karbohidrate neto. Ato të japin një ndjesi të gjatë ngopjeje, dhe vetëm një sasi e vogël e tyre të ndihmon të luftosh urinë në mes të mëngjesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?