Ushqimet me shumë proteina, të dëmshme për shëndetin

Proteinat janë një ndër përbërësit ushqyes esencialë për trupin e njeriut. Ato ndihmojnë qelizat e trupit për t’u zhvilluar dhe rigjeneruar. Çdo qelizë përdor proteina për të funksionuar dhe ato kanë një ndikim edhe në strukturën e tyre.

Proteinat përbëhen nga zinxhirë të aminoacideve. Ekzistojnë nëntë tipa të aminoacideve esenciale dhe dy tipa të aminoacideve joesenciale, të cilat trupi i njeriut i krijon vetë me anë të molekulave organike. Benefitet e proteinave varen nga lloji i aminoacideve nga të cilat përbëhet proteina.

Proteinat të cilat sigurohen nga kafshët janë shumë më të mira se ato që krijohen nga bimët. Sipas ekspertëve sasia e rekomanduar e proteinave për kilogram është 0.36 gram. Sipas studimeve, teprica e proteinave që një person konsumon është e dëmshme për shëndetin e njeriut, duke dëmtuar kështu veshkat dhe dëme të tjera në organizëm.

Veshkat janë organe shumë të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato ndihmojnë në filtrimin e përbërësve ushqyes në gjak duke prodhuar kështu urinën. Veshkave iu duhet të punojnë shumë kur sasia e proteinave është e lartë për të metabolizuar të gjithë proteinën nga trupi.

Cila është sasia e duhur e trupit për organizmin?

Cikli i shkatërrimit dhe rigjenerimit të qelizave në trup është konstant. Ka shumë faktorë që ndikojnë për ta mbajtur këtë cikël stabil. Mirëpo, nëse ne marrim më shumë proteina se që duhet atëherë kjo mund të shkaktojë disa problem. Sipas një studimi të bërë, ngrënia e dy gramëve proteinë për çdo kilogram të masës së trupit çdo ditë për një vit, nuk është e dëmshme. Mirëpo njerëzit që ushtrojnë duhet të konsumojnë më shumë.

Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të proteinës janë: vezët, produktet e qumështit, mishi, dhe drithërat. Njerëzit, të cilët duhet të shmangin konsumimin e tepërt të proteinave janë ata që kanë probleme me veshkat dhe problem të tjera shëndetësore. Gjithsesi, proteinat e tepërta në organizëm mund të jenë problem për të gjithë njerëzit.

SHKARKO APP