Ushqimet për gjumë të thellë
Përpara Ditës Botërore të Gjumit që kremtohet javën e ardhshme , kjo listë shërben për të ndërgjegjësuar njerëzit. Studimi ka treguar se ngrënia e dy frutave të kivit përpara shtratit, çon në një gjumë të mirë, sipas rezultateve të një studimi të vitit 2011 në Universitetin Mjekësor të Taipei, shkruan “Guardian”.
Shpendët dhe frutat
Mishi i pulës dhe ai i gjelit të detit kanë nivele të larta të triptofanit, i cili gjithashtu rrit serotoninën. Burime të tjera të mira të të dyjave janë fasulet, thjerrëzat, djathi, toni, vezët, drithërat, arrat dhe farat.
Banane dhe perime me gjethe
Një studim i vitit të kaluar nga Universiteti i Kolorados zbuloi se fibra prebiotike, e gjetur në ushqime të tilla si qiqra, artiçokë dhe preshtë, të cilat jo vetëm që ushqejnë “mirë” bakteret në zorrë, por përmirësojnë gjumin.
Fibrat
Një studim i Universitetit Columbia, duke përdorur 26 vullnetarë, zbuloi se një dietë e pasur me fibra, ushqime si fasulet, thjerrëzat, manaferrat dhe drithërat, mund të çojë në gjumë më të mirë, ndërsa një dietë me “konsum më të madh të yndyrës së ngopur dhe konsum më të ulët fibra u shoqërua me një gjumë më të “bezdisshëm”.