Ushqimet që detoksifikojnë trupin dhe mendjen
Gjithmonë kujdesi për veten është i rëndësishëm dhe shumë herë ne e neglizhojmë atë. Mos kujdesja në ushqime dhe në keq ushqyerje janë shpesh rezultate të sjellin sëmundje të parakohshme. Toksinat si definicion janë substance helmuese. Në ditët moderne ne konsumojmë shpesh ushqime që përmbajnë toksina. Këto toksina na ndikojnë në shëndet më të dobët dhe një jetë më të keqe në përgjithësi. Me konsumimin e ushqimeve të shëndetshme mund të eleminohen toksinat. Këto janë disa nga ushqimet që detoksifikojnë trupin:
· Artichoke-Dieta e një diabetiku duhet të përbëhet nga ushqime që nuk janë të pasura me karbohidrate. Perimet që nuk përmbajnë niseshte bëjnë pjesë në ato që ofrojnë më së paku kalori. Një ndër to është dhe artichoke.
·Avokado-Avokadot janë një fryt komercial me vlerë dhe janë kultivuar në zona me klimë tropikale në të gjithë botën (dhe ne disa me klime të butë, si Kalifornia), duke prodhuar një frut me lëkurë të gjelbër me formën e dardhës. Pemët janë pjesërisht vetë të populluara por shpesh janë shumuar me shartim për të mbajtur një cilësi të parashikueshme dhe sasinë e frutave sipas kërkesave tregëtare.
·Rrepa-Rrepa sipas karakteristikave të veta është një nga ushqimet më ushqyese, të cilin mund ta konsumoni çdo ditë, dhe paraqet zgjidhje ideale gjatë këtyre muajve dimërorë.
·Brokoli-Brokoli është ushqim thelbësor sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor, të cilët e bëjnë një komponent ideal për dietat. Brokoli, është jo vetëm e shijshme, për t’u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban.
·Sallata e gjelbërt-Sallata e gjelbër, e cila rritet si perime gjethore, është një nga bimët më shumë delikate e sallatave në këtë botë. Konsiderohet si mbretëreshë e bimëve sallata.
· Hudhra-Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale të fuqishme. Lidhjet e sulfurit dhe, konkretisht, substance alisinë, duket se janë përgjegjëse për vetitë e saj
· Xhenxerfilli-Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve.
· Grejpfruti-Portokalli, limoni, grejpfruti pastrojnë organizmin, duke riaktivizuar qarkullimin dhe drenazhin natyral të yndyrave e amullisë.
· Lakra-Lakra është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë
· Limoni-Limoni (fruta të njohura si Citrus) është një hibrid i bimëve të egra të kultivuara. Emri limon është emër i përbashkët i disa llojeve të bimëve të familjes Rutacease. Fryti zakonisht përdoret për lëngun e tij, gjithashtu tuli dhe lëvorja përdoren në kuzhinë. Lëngu i limonit përmban rreth 5% acid i cili i jep frutit shijen e tharrtë dhe pH në 2 deri 3 shkallë. Kjo e bën lëngun e limonit të lirë, sepse është gatshëm për përdorim në eksperimentet shkencoro-edukatve.
· Vaji i ullirit-Vaji i ullirit përdoret për sallata, përpos për përgatitjen e gjellëve. Nuk i duron temperaturat e larta, prandaj nuk duhet nxehur shumë. Ka efekt shërues, shfrytëzimi i rregullt i vajit të ullirit është i mirë për zemrën dhe e pakëson rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Vetitê e vajit të ullirit janë rezultat jo vetëm i yndyrërave të ngopura që i përmban ai, por edhe të materieve bimore me veti antioskidante të quajtura polifenole.
Redjon Shtylla