Ushqimet që duhet të konsumohen rregullisht

Këto janë disa nga ushqimet, të cilat duhet konsumuar rregullisht për shkak të veprimit pozitiv që kanë në gjithë organizmin tonë.

1. Arrat
Një studim ka treguar se duhanpirësit që konsumojnë arra zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i mushkërive.

2. Peshq
Përdorni dy herë në javë. Peshqit janë të mirë për zemër dhe për uljen e rrezikut të kancerit të prostatës.

3. Xhenxhefili
Xhenxhefili nuk është ushqim i preferuar për shkak të shijes së tij të fortë, por vetitë e tij që ruajnë shëndetin dhe bukurinë, duhet të jenë një arsye e mjaftueshme për përdorimin e shpeshtë të këtij ushqimi. Rezultatet e kërkimeve të publikuara në gazetën britanike Nutrition kanë treguar se ekstrakti i xhenxhefilit mund të vrasë qelizat e kancerit të prostatës, pa i prekur ato të shëndetshmet.

4. Hudhra
Përveçse janë në gjendje të ulin presionin e lartë të gjakut dhe të na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, është një antibiotik më i mirë sesa disa ilaçe, dhe shkencëtarët kinezë thonë se mund të përgjysmojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive.

5. Shafrani
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se shafrani mund të jetë preventivë e kancerit dhe të ngadalësojë rritjen e tij. Kjo e bën kimioterapinë më efektive dhe mbron qelizat e shëndetshme. Efekti i shafranit është i madh për shkak të vetive antioksiduese, të cilat janë përgjegjëse për veprimet antiinflamatore dhe uljen e ënjtjes.

6. Boronicat
Janë të pasura me antioksidues, vitamina dhe minerale, sidomos kalcium, fosfor, hekur dhe vitaminë C. Parandalojnë sëmundje të ndryshme sikurse janë sëmundjet e zemrës, rregullimi i sheqerit dhe yndyrave, traktit urinar, kancerin dhe të ngjashme.Ato kanë efekt edhe në tru dhe qelizat e tumorit, por edhe në sëmundjen e mëlçisë.

SHKARKO APP