Ushqimet që duhet të konsumoni pas stërvitjes

Nëse dëshironi të humbni peshë, është e nevojshme të hani disa racione të vogla para stërvitjes në mënyrë që të shpejtoni metabolizmin dhe të pengoni urinë e tepërt e cila mund të çojë në ngrënie të madhe. Nëse darkoni pas ushtrimeve, racioni juaj duhet të nënkuptojnë një të katërtën e pjatës me proteina të lehta, një të katërtën e perimeve me qull dhe gjysmë pjate perime pa qull.

Nëse darkoni disa orë pas stërvitjes, racioni duhet të jetë jogurti grek dhe një filxhan pemë arrore apo shejk proteine me qumësht bademi dhe me banane.

Nëse dëshironi trup muskulor, është e domosdoshme që ta kompensoni glikenin e humbur me rastin e ushtrimeve dhe racioni duhet të jetë raporti 3:1 midis proteinave dhe hidrokarbureve. Merrni kek të vogël me dy lugë gjalpë kikiriku dhe qumësht ose një copë bukë me disa feta mish gjel deti dhe sallatë të gjelbër. Kësaj shtoni një domate dhe jogurt grek me disa boronica.

Për të mbajtur peshën është e nevojshme që pas stërvitjes, duhet të plotësoni edhe aq kalori sa keni humbur. Është e domosdoshme që të keni racione të pasura gjatë ditës. Hani vezë, karota, ndërkaq pas stërvitjes patjetër pini një gotë qumësht me pak kalori.

SHKARKO APP