Ushqimet që forcojnë përqendrimin
Boronicat-Boronicat përmbajnë substanca ushqyese , të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën.Domatet-Ekstrakti i domates, licopeni, është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E. Licopeni përmirëson funksionet cerebrale , si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjat.
Spinaqi-Spinaqi është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efeket e mplakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K. Ajo ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit nervor qendror.
Farat e kungullit-Në të ëvrtëtë farat e kungullit kosiderohen si pjesa më ‘’e parëndësishme’’ e tij. Por ajo që nuk dimë është se farat e kungullit janë shumë të pasura me vitaminë E, Omega 3, Omega 6 dhe zink. Zinku ka një rol të rëndësishëm në zhivillimin e kujtesës dhe të menduarit.
Veza-Në vezë gjendet kolina, një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe që ndihmon zhvillimin e funksioneve kardiovaskulare dhe cerebrale.
Brokoli-Brokoli ka shumë antioksidantë të rëndësishëm që përmirësojnë elasticitetin e memories. Ai përmban gjithashtu acid folik që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës.