Ushqimet që ju mbrojnë nga i ftohti dhe gripi këtë dimër
Ka disa njerëz që sapo hyn stina e dimrit, i shikon thuajse gjithmonë me viroza. Po ashtu edhe fëmijët e vegjël, disa janë shumë delikatë dhe ftohen menjëherë. E gjitha ka të bëjë me imunitetin tonë.
Por, kur temperaturat ulen, trupi ynë është më i predispozuar për tu prekur nga i ftohti dhe gripi. Për të qëndruar të shëndetshëm këtë dimër, ju duhet të bëni sa më shumë aktivitet fizik, të keni një dietë të pasur ushqimore dhe patjetër të visheni sa më ngrohtë. Por sipas dietologëve duhet të tregoni kujdes në mungesën e vitaminave, për të patur një sistem imunitar sa më të fortë. Dhe këto janë 5 vitaminat që do ju ndihmojnë të kaloni një dimër sa më të shëndetshëm nëse trupi juaj i ka në sasi të mjaftueshme.
Vitamina D
Ne e sigurojmë vitaminën D kur jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Në dimër kjo gjë bëhet më e vështirë. Por pse është kaq e rëndësishme vitamina D? Ajo na forcon imunitetin dhe na mbron nga infeksionet.
Ushqimet të pasta me vitaminën D:
– peshku
– vezët
– kërpudhat
– nënprodukte të qumështit
Vitamina C
Nëse trupi juaj ka mangësi të vitaminës C, nuk do të jetë në gjendje të luftojë mikrobet. Prandaj roli i saj në dimër është vendimtar.
Ushqime të pasura me vitaminën C:
– agrumet (portokall, limon, qitro)
– boronicë e kuqe
– perime jeshile
Acidi folik
Acidi folik bën pjesë në familjen e vitaminës B. Ndikon në rritjen dhe riprodhimin e qelizave prandaj është aq i rëndësishëm për gratë shtatëzane. Ka rol në sintezën e ADN- së dhe ARN- së. Kjo është arsyeja pse mungesa e acidit folik mund të dobësojë sistemin imunitar. Gratë shtatëzane patjetër duhet të marrin acid folik, por edhe të alkolizuarit janë të rrezikuar për të patur mungesa të acidit folik. Ushqime të pasura me acid folik:
– panxhar
– fasule
– kikirikë
– luleshtrydhe
Vitamina A
Është e rëndësishme sepse mungesa e saj shoqërohet me rrezikun e rritjes së infeksioneve dhe ndikon në imunitet.
Ushqime të pasura me vitaminën A:
– ton
– vezë
– patate e ëmbël
– perime jeshile
– nënprodukte të qumështit
Vitamina E
Është një antioksidantë i fuqishëm, që ndikon në sistemin imunitar. Ndikon në një sërë sëmundjesh ( kanceri dhe artriti) dhe në proçesin e plakjes. Ushqime të pasura me vitaminën E:
– arra
– vajra bimore
Nëse keni një stil të shëndetshëm jete, mundësitë që të keni mungesa të vitaminave janë të vogla. Por nëse ndjeheni të këputur apo lodhur, më e mira është të drejtoheni te mjeku për kuptuar se për çfarë realisht ka nevojë trupi juaj./Atsh