Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm

Gjumi është shumë i rëndësishëm për të rifituar energjitë dhe përballuar ditën.

Por cilat ushqime na ndihmojnë për një gjumë të qetë?

Nga qershia tek arra, ja disa këshilla:

Qershia: Qershitë ose lëngu i qershive mund të ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm, sipas një studimi nga Universiteti Shtetëror i Luizianës. Në eksperiment u përfshinë disa të rritur që kishin probleme me gjumin, të cilëve iu dha 250 gramë lëng qershie dy herë në ditë për dy javë. Ata filluan të flinin mesatarisht 84 minuta më gjatë sesa kur pinin qetësues ose lëngje të tjera frutash.

Sekreti qëndron në tryptophanin e aminoacideve (përbërës që ndodhet tek shumica e proteinave), i cili gjendet në qershi dhe ndihmon në rregullimin e ritmit të gjumit.

Peshqit, algat e detit dhe prodhimet e detit: Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, Peshqit, algat e detit dhe prodhimet e detit janë të pasura me omega-3, që përmirëson gjumin tek fëmijët dhe ul shqetësimet para gjumit.

Arrat dhe bajamet:  Frutat e thata janë ndër ushqimet që ju ndihmojnë të flini më mirë, sidomos arrat dhe bajamet. Sipas një studimi të Universitetit të Teksasit ata janë një burim i shkëlqyeshëm i melatoninës, një substancë që përmirëson cilësinë e gjumit.

Bajamet që përmbajnë nivele të larta të magnezit natyrisht lehtësojnë gjumin gjatë natës, sipas një studimi të botuar në Journal of Orthomolecular Medicine.

Përkundrazi, mungesa e magnezit mund të ndryshojë ritmin e gjumit dhe të shkaktojë shqetësime gjatë fjetjes.

SHKARKO APP