Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni kur jeni me grip
Keni menduar ndonjëherë për ushqimet që ju bëjnë të përkeqësoheni kur sëmureni, dhe sidomos kur jeni me grip? Këto janë disa nga produktet që nuk duhet t’i konsumoni pasi mund të ndikojnë në sistemin imunitar dhe proceset e tjera jetësore, duke përkeqësuar kështu gjendjen tuaj gripale.
Ushqimet që duhet të shmangni:
Karamelet dhe ëmbëlsirat
Sheqeri dobëson rruzat e bardha të gjakut të cilat janë çelësi për luftimin e infeksioneve. Mos i konsumoni ato dhe gjithashtu lëngjet që përmbajnë sheqer, deri sa të ndiheni më mirë.
Karbohidratet
Nëse doni të hani pasta, bukë apo karbohidrate të tjera, mendohuni mirë pasi ato treten duke u kthyer në sheqer dhe arsyen sapo e thamë më sipër.
Alkooli
Ndikon drejtpërdrejtë në dehidratim. Të jeni i pa hidratuar kur jeni sëmurë ndikon në dhimbje më të madhe në trupin dhe kockat tuaja.
Ushqimi djegës
Mund t’ju ndihmojë për të pastruar hundët e bllokuara. Por mos e përdorni kur keni të përziera sepse vetëm do të përkeqësojë gjendjen tuaj.
Fast Food
Ushqimi yndyror mund të shkaktojë inflamacion, duke shtypur sistemin imunitar. Gjithashtu mund të jenë më të vështirë për t’u tretur se karbohidratet dhe proteinat, kështu që mundohuni t’i shmangni nëse keni përzierje ose dhimbje barku.