Ushqimet që rrisin shanset e prekjes nga kanceri
Në studimin mbi modelet dietike dhe rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit tek gratë, thuhej se dieta e shëndetshme lidhet me eleminimin e shansit për t’u prekur nga kanceri i gjirit deri në 2/3.
Dieta e sëmurë që kishte në përbërje ushqime të skuqura sidomos patatet dhe brumërat rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri i gjirit, pankreatik, i mushkërive, i gojës, i fytit etj.
Sipas studiuesve këto ushqime duhet të zëvendësoheshin me zarzavate të gatuara në avull, fasule, bishtajore, lakër, patate të ëmbla të pjekura, misër etj.
Hulumtuesit e qendrës Hutchinson dhe Universitetit të Uashingtonit gjetën se patatet e skuqura, peshku i skuqur dhe petullat e skuqura rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri 2/3 më shumë. Sipas po të njëjtit hulumtim thuhej se ushqimet e skuqura shtonin agresivitetin tek qelizat kancerogjene duke i bërë ato edhe më të rrezikshme.