Ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës
Ushqimet dhe pijet kanë ndikim të madh në atë se çfarë ere mban goja juaj. Ekspertët tregojnë se disa ushqime kanë më shumë tendenca ta shkaktojnë erën e keqe të gojës sesa disa tjera. Dr. Harold Katz, dentist, i ka përmendur tri ushqimet që duhet t’i shmangni sepse priren të shkaktojnë erë të keqe.
Ushqimet me shumë erë: Këtu bëhet fjalë për ushqimet si qepët, hudhrat, etj.
Ushqimet me shumë proteina: Ushqimet si mishi, produktet e bulmetit dhe fasulet janë burim i preferuar i ushqimit për bakteret që lidhen me erën e keqe të gojës.
Ushqimet dhe pijet acidike: Domatet, ananasët, frutat citrikë dhe kafja janë në mesin e pijeve/ushqimeve që shkaktojnë erë të keqe të gojës sepse përmbajnë nivele të larta të acideve, të cilat e nxisin bakterin të riprodhohet më shpejt.