Ushqimi gjysmë i gatshëm rrit depresionin
Konsumi i ushqimeve gjysmë të gatshme rrit rrezikun e depresionit. Ky është rezultati i një studimi të fundit, gjë që ka bërë që të kërkohet nga mjekët të këshillojnë dieta për pacientët, si pjesë e trajtimit për depresion.
Në kontrast, ata që ndjekin një dietë tradicionale mesdhetare janë më pak të predispozuar të preken nga depresioni, për shkak të peshkut, frutave, farave dhe perimeve që përmban kjo dietë dhe që mbrojnë njerëzit nga problemet e shëndetit mendor.
Publikuar në gazetën “Psikiatria molekulare”, studimi është në të vërtetë një analizë e kërkuesve nga Britania, Spanja dhe Australia, që kanë ekzaminuar 41 studime të mëhershme mbi lidhjet mes dietës dhe depresionit.
Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrna apo sheqer, apo që janë shumë të përpunuara, sipas studimit çojnë në inflamacion jo vetëm të zorrëve, por të të gjithë trupit, që njihet si inflamacion sistematik.