Ushqimi që mund të zgjasë jetën

Konsumi i rregullt i peshkut dhe acideve yndyrore të zinxhirit të gjatë të omega 3 mund të pakësojë mundësitë e vdekjes së parakohshme sipas një studimi të publikuar në Journal of Internal Medicine.

Autorët e studimit monitoruan mënyrën e jetesës dhe dietën e 240,729 meshkujve dhe 180,580 femrave për 16 vjet, periudhë gjatë të cilës ata konsuamuan çdo ditë sasi të ndryshme peshku.

Pas vëzhgimit të rezultateve, hulumtuesit arritën në përfundimin se meshkujt që konsumonin më shumë peshk kishin reduktuar mundësinë e vdekjes së parakohshme me 9% dhe vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare me 10%. Nga ana tjetër, gratë reduktuan shkallën e vdekshmërisë me 8% dhe mundësinë e vdekjes nga Alzheimeri me 38%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, shkencëtarët theksojnë se konsumi i rregullt i peshkut zvogëlon gjasat e vdekjes nga sëmundjet e mëlçisë, kanceri dhe sëmundjet akute të frymëmarrjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, specialistët këshillojnë të konsumojnë peshkun pa e skuqur, pasi në këtë rast mund të humbasë cilësitë e tij të shëndetshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?