Ushqimi që nuk duhet të hani për një shëndet më të mirë

Të paktën 1/3 e vdekjeve të parakohshme mund të parandalohen nëse njerëzit në të gjithë botën e kufizojnë konsumimin e mishit, ka zbuluar një studim i ri.

Një studim nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se afro 1 milionë amerikanë mund të shpëtohen çdo vit nëse njerëzit e kufizojnë mishin nga dieta. Për vite me radhë ekspertët janë përpjekur të zbulojnë dietat më të shëndetshme që mund të ndiqen.

Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit thonë se rezultatet e fundit sugjerojnë se njerëzit po i nënvlerësojnë shumë përfitimet e një diete me bazë bimore.

Studime të ndryshme kanë treguar se një dietë mesdhetare mund të lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve kronike, sepse, duke i krahasuar me personat që e konsumojnë mishin, vegjetarianët priren të marrin më pak yndyra të ngopura dhe kolesterol, që lidhen me sëmundjet e zemrës dhe probleme të tjera.

Dieta vegjetariane është gjithashtu e pasur më elemente mbrojtëse, si vitaminat C dhe E, fibrat dietike, acidi folik, kaliumi, magnezi dhe fitokimikët.

Si rezultat, vegjetarianët kanë nivele më të ulëta të kolesterolit LDL, tension i ulët i gjakut dhe indeksi i masës trupore, ku të gjitha lidhen me jetëgjatësinë dhe rrezikun e ulët për zhvillimin e disa sëmundjeve kronike

SHKARKO APP