Vaji i ullirit, ekspertët tregojnë si të dalloni falsifikimet

Këtë sezon prodhuesit e vajit të ullirit nuk do të kenë të njejtin vaj cilësorë si vite më parë. Kushtet e paqendrueshme klimatike si dhe prekja nga sëmundje të ndryshme të kësaj kulture, do të sjellin në treg vaj të cilësisë së dytë. Dhe pikërisht në prodhimin e këtij viti do të jetë e vështirë për të pasur vaj ekstra të virgjër.

“Në cilësinë e vajit, ndikon ulliri, i cili duhet të jetë i freskët, i sapo vjelë. Nëse kemi një frut të dëmtuar, vaji del i virgjër ose i virgjër i thjeshtë. Nëse frutin e kemi të pa dëmtuar nga sëmundje të ndryshme apo të pa vrarë, atëherë kemi vaj ekstra të virgjër”, thotë për ”Top Channel” Silvana Subashi, kryetare e Shoqatës së Prodhuesve të vajit të ullirit.

Sipas saj, edhe procesi i shtrydhjes së vajit të ullirit, në disa fabrika kryhet në mënyrë të gabuar. Kjo gjë ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësi. “Ndikon temperatura, uji i nxehtë që e prish cilësinë. Duhet të jenë temperatura nën 27 gradë. Dhe pastaj ndikon se si e ruajmë vajin e ullirit. Ruajtja është pjesë shumë e rëndësishme e vajit të ullirit. Maksimumi për 24 muaj; është mirë ta përdorim për 12 muaj dhe të ruhet në enë qelqi, inoksi ose balte, thotë Subashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpesh konsumatorët gabojnë edhe në përzgjedhjen e vajit të ullirit. “Konsumatorët janë mësuar gjithmonë me një vaj të ëmbël. Vaji i ullirit nuk mund të jetë i ëmbël. Duhet të jetë i hidhur, djegës dhe me aromë karakteristike të ullirit të freskët”, sqaron ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?