Vaji natyral që ul tensionin e gjakut dhe ju mbron nga ataku i zemrës

Vaji esencial i majdanozit vjen nga distilimi me avull që i bëhet farave të thata të majdanozit.

Vaji ka veti antimikrobike, anti-reumatike, antiseptike, astringent dhe diuretik natyral. Si një nga erëzat më të vjetra të njohura nga njeriu, majdanozi përdoret shpesh për të zbukuruar dhe për t’u dhënë shije ushqimeve.

Falë vetive shëruese, vaji i majdanozit mund të përdoret si një ilaç natyral për shumë sëmundje, shkruan Shije.al.

Benefitet e vajit të majdanozit janë:

Parandalon infeksionet bakteriale

Vaji esencial i majdanozit ka veti natyrale antibakteriale që e mbrojnë trupin nga infeksioni.

Qetëson dhimbjet e artritit

Artriti dhe reumatizma janë sëmundje inflamatore që shkaktojnë acidin urik të mblidhet në muskujet dhe kycet. Vaji i majdanozit bën të mundur nxjerrjen e toksinave nga trupi dhe në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe reduktohet dhimbja e artritit.

Vepron si astringent

Vetitë e majdanozit funksionojnë duke nxitur kontraktimet në muskuj dhe inde. Kjo mund të ndihmojë në forcimin e mishrave të dhëmbëve, muskujve, lëkurës madje dhe rrënjët e flokëve duke parandaluar kështu humbjen e flokëve.

Largon gazrat e stomakut

Vaji esencial i majdanozit ndihmon në lehtësimin e problemeve të stomakut të tilla si fryrje, mostretje, të vjella dhe dhimbje stomaku. Lehtëson në mënyrë të konsiderueshme dhimbjen e stomakut dhe parandalon formimin e gazrave.

Detoksifikon trupin

Vaji i majdanozit natyralisht detoksifikon trupin duke larguar toksinat dhe substanca të tjera të padëshiruara nga trupi nëpërmjet urinës. Vaji ndihmon në mbrojtjen e trupit nga mbledhja e toksinave të cilat nëse lihen pas dore mund të shkaktojnë reumatizëm, artrit dhe sëmundje të lëkurës.

Ul tensionin e gjakut

Vaji esencial i majdanozit në mënyrë natyrale ul tensionin e gjakut dhe redukton mundësinë e prekjes nga ataku i zemrës.

SHKARKO APP