Vajrat e përdorur për trajtimin e ekzemës nuk kanë asnjë efekt!
“Vajrat që përdoren për të ndihmuar në trajtimin e ekzemës tek fëmijët, nuk ofrojnë asnjë përfitim për shëndetin e tyre”, ka zbuluar një studim.
Substancat e banjës mund të kushtojnë më shumë se një e treta e kostos së trajtimit të ekzemës në Mbretërinë e Bashkuar.
Por një eksperiment i ri, i botuar në BMJ, nuk zbuloi “asnjë provë të përfitimit klinik”, pra nuk kishte efekt kur ato përdoreshin si shtesë, përveç trajtimeve të tjera për këtë gjendje.
Ekspertët thanë se janë sugjeruar 23 milion paund që të të shpenzohen çdo vit nga NHS në mënyrë që këto substanca të përdoren më mirë.
Ekzema është gjendja më e zakonshme e lëkurës inflamatore në fëmijëri dhe shpesh zgjat me vite.