“Vajza gjarpër” vuan nga sëmundja e rrallë, lëkura ndryshon kur del në diell (FOTO)
Një adoleshente, e njohur si “Vajza Gjarpër”, është detyruar të jetojë ndryshe nga të tjerët për shkak të një gjendjeje të rrallë që e bën lëkurën e saj të rrjedh gjak sa herë ekspozohet ndaj dritës së diellit.
Vedika Gupta, 13vjece nga India, vuan nga çrregullimi gjenetik ‘ihtisyse’, e cila e ka “mbyllur” atë në dhomën e saj të gjumit.
Në një intervistë për Dailymail, ajo tha: “Gjithçka që mund të bëj është të shoh fëmijët e moshës sime që luajnë dhe gëzojnë jetën e tyre. Unë shpesh pyes veten se pse i jam nënshtruar këtij lloj ndëshkimi nga Perëndia. Çfarë mëkati kam kryer për të vuajtur kështu?”
Pasi ka bërë vizita tek mjekë të ndryshëm, të cilët nuk kanë arritur të lehtësojnë vuajtjen e Vedikës, adoleshentja ka filluar përdorimin e një locioni trupi që ndihmon në parandalimin e tharjes së lëkurës.