Vaksina që ul rrezikun e kancerit të qafës së mitrës

Vaksina kundër HPV- viruseve të papilomave , ka rezultuar të jetë tepër efektive edhe në zvogëlimin e rrezikut ndaj zhvillimit të kancerit cervical, shkruan The Independent.

HPV- është një grup virusesh, të cilat mund të barten përmes marrëdhënieve seksuale, dhe disa prej këtyre viruseve lidhen edhe me kancerin cervikal. Përafërsisht, te gjithë llojet e kancerit të lidhur me qafën e mitrës, shkaktohen nga infeksione që përmbajnë një nga viruset HPV.

Që nga viti 2009, vajzave të moshës 12 dhe 13 vjeçare u janë ofruar vaksinat kundër HPV. Hulumtimet e bëra nga një ekip i Universitetit të Edinburgut ka studiuar efektin e marrjes së vaksinës kundër HPV në 138.692 femra dhe të lindura në mes të viteve 1988 dhe 1996, secila prej të cilave e ka bërë testin e ekzaminimit të kancerit të qafës së mitrës.

Ekipi vërejti nivelin e qelizave ‘jonormale’ , të njohura me termin CIN ( neoplazia intraepiteliale cervikale). CIN 1 ishte shkalla kur femrat kanë një rrezik me të ulët ndaj kancerit, dhe CIN 3 shkalla, ku femrat kanë pasur një rrezik për të lartë ndaj këtij lloj kanceri. Në këtë hulumtim u vërejt se gratë e pa vaksinuara nga virusi HPV, ishin 89% më të rrezikuara se ato që janë vaksinuar.

Studimi i publikuar në revistën ‘British Medical Journal, ka ardhur në përfundim se “Vaksinimi i rregullt i vajzave të moshës 12-13 vjeç me vaksinën HPV ndikon dukshëm në uljen dramatike të rrezikut ndaj kancerit cervikal”..

SHKARKO APP