Vapa rëndon shëndetin mendor

Nisur nga rastet e viteve të kaluara, ku persona me problem të shëndetit mendor janë përfshirë në ngjarje kriminale, këtë vit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për mbajtjen në kontroll dhe evidentimin e këtij kontigjenti.

Psikiatrët raportojnë për shtim të rasteve me probleme mendore, si pasojë e varfërisë, papunësisë por sidomos nga i nxehti i kësaj vere. “Mesatarisht nr i vizitave varion 20-25 në ditë. Personat ankojnë për mpirje të gjymtyrëve të sipërm, lodhje, ndjesi sikur i kalojnë milingonat në trup , dhimbje koke, frymëmarrje e rënduar”, shprehet Arjana Rreli, psikiatre qendra shëndetësore nr 3.

Statistikisht Shqipëria ka të njëjtin nivel sëmundshmërie krahasuar me Europën dhe botën, por ndryshe nga vendet e tjera, tek ne mungojnë shërbimet sekondare. Megjithë kompleksitetin e sëmundjes, psikiatrët thonë se problemet mendore kurohen: “Me aktivitet fizik në ajër të pastër, në orët e para të mëngjesit, reduktimi i alkoolit, substancave narkotike , të kafeinës”, shprehet psikiatrja.

SHKARKO APP