Varësia nga droga dhe alkooli, ja si renditet Shqipëria

Përdorimi i drogave dhe alkoolit është një problematikë që ka prekur shumë shoqëri. Përqindja e personave që vuajnë nga çrregullimet në përdorimin e drogave dhe alkoolit në vendet e rajonit është më e lartë se mesatarja botërore. Në Shqipëri, ajo përllogaritet 2.33%, duke u renditur pas Malit të Zi dhe Bosnjës, e cila mban rekordin në rajon për përqindjen më të lartë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, përqindja e individëve që kanë çrregullime me përdorimin e drogave dhe alkoolit është 3.53%, ndërsa në Malin e Zi, rreth 2.47%. Shqipëri dhe Serbia janë në të njëjtin nivel, me një diferencë shumë të ngushtë, respektivisht 2.33 dhe 2.32%. Maqedonia ka nivelin më të ulët, ku sipas të dhënave të publikuara nga Our World in Data, përqindja e individëve që vuan nga varësia e drogave dhe alkoolit është 2.27%.

Përhapja e çrregullimeve të përdorimit të substancave (alkool dhe drogë) është më e lartë në Europën Lindore dhe Shtetet e Bashkuara, me një përhapje të çrregullimeve me 5-6% të popullsisë. Kjo do të thotë se 1 në 20 individë atje vuan nga varësia prej substancave. Në Europën Perëndimore dhe Qendrore, Amerikës së Veriut dhe të Jugut dhe Oqeanisë, kjo përhapje zakonisht varion nga 2-5%. Në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, përhapja zakonisht është më e ulët në 1-2%. Kur krahasojmë ndërmjet gjinive çrregullimet e përdorimit të substancave, janë më të përhapura te meshkujt sesa femrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është vlerësuar se rreth 164 milionë njerëz në botë kanë një çrregullim të përdorimit të alkoolit ose drogës. Varësia e përdorimit të alkoolit ose drogës përcaktohet nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve si prania e tre ose më shumë treguesve të varësisë për të paktën një muaj brenda vitit. Pirja e duhanit nuk është e përfshirë në këtë përqindje. /Monitor/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?