Varfëria të ngulet në gjene
“Varfëria mund të lërë gjurmë të përhershme në ADN-në tonë”, thonë shkencëtarët. Studime të shumta kanë treguar se çfarë ndikimi të ndjeshëm mund të ketë niveli social-ekonomik mbi shëndetin e njeriut dhe sëmundjet e tij, ndërsa pabarazia sociale përbën një element stresi për njerëzit në mbarë globin.
Edukimi dhe të ardhurat e ulëta konsiderohet se rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës, diabetin, shumë lloje të tumorit dhe sëmundjet infektive. Ndërsa statusi socio-ekonomik lidhet me procese fiziologjike që kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të tilla, si inflamacioni kronik, rezistenca ndaj insulinës dhe rregullimin e hormonit të stresit, kortizolit.
Shkencëtarët e Universitetit “Northwestern” në SHBA gjetën prova se, varfëria mund të rrënjoset në të gjithë skajet e genomit. Ata gjetën se, në disa zona të ADN-së, rregullimi lidhet me nivelin social-ekonomik.
Varfëria, sipas ekspertëve ndikon në mënyrë të veçantë te shtimi i molekulave specifike në genome, të cilat kanë funksionin e rregullimit të shprehjes së geneve në një proces të quajtur “metilacioni i ADN-së”. Studime të mëtejshme do të nevojiten për të përcaktuar më qartë pasojat e këtij procesi mbi shëndetin, por tani duket se po përvijohet qartë fakti që gene të asociuara me këtë proces, lidhen edhe me reagimin imun ndaj infeksioneve apo zhvillimin e kockave. /Top Channel/