Vdes personi më i vjetër në botë, gruaja lë recetën: Patate… dhe fruta si…

Personi më i vjetër në botë, ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare. Violet Mosse-Brown ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore të Fairfield në Xhamajka të premten pas një sëmundjeje. Sipas regjistrit, ajo ka lindur më 10 mars të vitit 1900.

Mosse-Brown u bë personi më i vjetër pas vdekjes së Emma Morano. Pas vdekjes së Mosse-Brown, Nabi Tajima nga Japonia, është tani personi më i vjetër në botë. Tajima është 117-vjeç.

Mose-Brown ishte njohur kohët e fundit nga Libri i Rekordeve “Guinness” dhe në atë kohë ajo akoma jetonte në të njëjtën shtëpi ku lindi.

Në një intervistë, ai tha se i pëlqente të konsumonte patate irlandeze, patate të ëmbla dhe fruta sidomos portokall dhe mango.

Që kur u bë njeriu më i vjetër në botë, Brown i solli popullaritet zonës. Atë e vizitoi Guvernatori i Përgjithshëm i Jamaicës Sir Patrick Allen, Kryeministri Andrew Holness, udhëheqësi i opozitës Peter Phillips dhe Presidenti i Xhamajkës, Devon Dick.

Burimi: Daily Express/R.SH

SHKARKO APP