Vdesin 53 fëmijë brenda pak kohe, ky është fruti vdekjeprurës që po bën kërdinë

Të paktën 53 fëmijë ka në ndërruar jetë në veri të Indisë gjatë 10 ditëve të fundit, për shkak të një sëmundjeje vdekjepreurëse të trurit, e lidhur me një substancë toksikë që ndodhet në frutin lychee.

Vdekjet janë raportuar nga dy spitale në Bihar, në lindje të vendit. Ky rajon njihet gjerësisht për prodhimin e frutit lychee orchards, një frut jo shumë i njohur në vendin tonë, por që shumë raportojnë se është vdekjeprurës.

Të gjithë fëmijët shfaqën simptomën e Acute Encephalitis Syndrome.

Por çfarë është encefaliti akut?

Encefaliti është një enjtje e truririt, e shkaktuar në të shumtën e rasteve nga një infeksion viral. Infeksionet bakterale përgjithësisht mund të shkaktojnë encefalitin.

Sipas mjekut Ashok Kumar Singh, fëmijët paraqitën të gjithë humbje të glukozës në gjak.

Ai shtoi:

Departamenti i shëndetit ka lëshuar alarmin për të gjithë njerëzit që të tregojnë kujdes pëqr fëmijët gjatë ditëve të nxehta të verës, kur temperaturat shkojnë mbi 40 gradë. Shumë fëmijë vijojnë të paraqiten me simptoma të ngjashme. Në po bëjmë të pamundurën për t’i mbajtur nën kontroll”.

SHKARKO APP