Vera e kuqe ka përbërës që vërtet e largon stresin dhe ankthin
Sipas shkencëtarëve, vera e kuqe vërtet ju ndihmon të relaksoheni.
Siç duket, një nga përbërësit e verës së kuqe faktikisht mund t’i bllokojë enzimat që ndërlidhen me stresin, depresionin dhe ankthin.
Shkencëtarët thonë se përbërësi resveratrol, i cili gjendet në verë të kuqe, iu ndihmon ta largoni stresin.
Ky përbërës më parë është dëshmuar se ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën prestigjioze “Neuropharmacology”.