Vera, koha për rikuperimin e dëmtimeve të kolonës vertebrale dhe të kyçeve

Doktor Kardiolog-Leonidha Peppo
Poliklinika Nr.4, Tiranë

Fizioterapist-Arben Kureta
Poliklinika e Specialiteteve Nr.3, Tiranë

Phisioterapia si mjet kurimi është shumë e domosdoshme. Fjalë për fjalë përkthehet mjekimi me terapi me dorë, masazhi, me aparatura dhe ushtrime fizike të trupit. Shtohet edhe hidroterapia, pra banjat ujore, noti, ushtrimet ujore. Po kush përfiton nga veprimet e mësipërme? Ata persona që kanë lëndime nga më të lehtat deri më të rëndat. P.sh. personat që kanë tërheqje apo goditje muskulare, sqepat kockorë në shputat e këmbëve që i vështirësojnë ecjen (asteofite), persona që dëmtojnë ose ju sëmuren kyçet e trupit, invalidë pas aksidenteve që janë shtuar shumë nga qarkullimet rrugore, pas sëmundjeve të trurit siç i kemi parë mezi lëvizin duke ja vështirësuar jetesën edhe për nevoja personale të domosdoshme, të sëmurëve nga zemra ose dhe të operuar nga ajo, të sëmurë të operuar në organe të ndryshme të trupit, që duan kohën e vet të rehabilitimit duke u ndihmuar nga phisioterapia dhe specialistët që praktikojnë ato.

Ftohjet dhe sëmundjet reumatizmale e kockore përfitojnë shumë. Kujtoni llixhat dhe  gjithë spektrin terapeutik që e shoqërojnë pacientët që praktikojnë ato. Sëmundjet që i gozhdojnë për kohë të gjatë në shtrat dhe aktivizimi i tyre ka vështirësi të madhe qysh nga qarkullimi i gjakut me ngurosjen e dobësimin e muskulaturës. Aftësia e phisioterapistit e pakëson dhimbjen dhe rehabilitimin e vështirë të tyre. Sigurisht në bashkëpunim me vetë pacientin duke shpeshtuar aftësinë e tij për të bërë jetë aktive e të gëzuar.

Phisioterapia ju shkon shumë mirë edhe të sëmurëve mendorë që natyrisht është një plagë e rëndë familjare e shoqërore.  Dhe e kuptojmë vetë cfarë shpenzimi psikologjik, monetary dhe kohor kërkon ambientimi i tij.

Prandaj trajtimi dhe sensibilizimi për vlefshmërinë dhe suksesin e tij është detyrë e gjithë strukturave mjekësore e shoqërore duke përfshirë edhe psikologët e punonjësit social që i kanë gjithë kohës përpara në jetën e tyre aktive. Sigurisht kërkohet bashkëpunimi i pacientit me mjekun dhe specialistin e phisioterapisë .

Fillimisht ka vështirësi dhe kohëzgjatje sepse ata kanë dhimbje, padurim, derisa të përshtatet dhe me mësimet e zbatueshme duke i pranuar dhe ndjerë përmirësimin e gjendjes fizike e psikologjike të pacientit.

Pjesë përbërëse e phisioterapisë janë edhe banjat e diellit.

 Po çfarë ndodh gjatë fizioterapisë dhe ndihma qe japin aparaturat që aplikohen?

Dëmtimet e kolonës vertebrale mund të jenë të shumta, ato mund të vijnë nga traumat, por edhe nga spondiliartrozat që janë sëmundje të shpeshta. Spondiliartroza mund të jetë cervikale, torakale ose lumbare. Një tjetër dukuri e ditëve të sotme është skolioza ose deviacioni i kolonës, që vihet re tek adoleshentët. Kjo, pasi janë reduktuar shumë ushtrimet fizike dhe janë bërë të shumta qëndrimet për orë të tëra para televizorëve dhe kompjuterëve si dhe qëndrimet e gabuara gjatë studimit. Por si mundet të dallojmë skoliozat?

Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm për të parë qëndrimet e fëmijëve, duhet t’i shqetësojë asimetria dhe qëndrimi jokorrekt. Një nga mundësitë e dhimbjeve të kolonës vertebrale është dhe degjenerimi i disqeve ndërvertebrale si dhe hernia diskale. Duhet të themi se, krahas mjekimit medikamentoz që shërben për qetësimin e dhimbjeve akute, çelësi i kurimit për shumë diagnoza të kolonës vertebrale është fizioterapia, ku futet elektroterapia, kinesterapia dhe masazhet.

Aparaturat fizioterapeutike që përdoren në dëmtimet e kolonës janë:

  1. Ultratingujt – Terapia me ultratinguj përdoret për probleme kronike dhe për ato akute. Zakonisht përdoret për rehabilitimin e muskujve, tendinave të dëmtuara, ligamenteve dhe indeve të buta të dëmtuara.
  2. Infrat e kuqe – Rrezet infra të kuqe janë pjesë e spektrit elektromagnetik të emetuar nga dielli. Këto aparate i përdorin rrezet më së shumti për sëmundjet kronike të kolonës.

3.Vakum terapia – Ky aparat shfrytëzon vakumin për të rritur qarkullimin e gjakut në regjionin e dëmtuar. Ai shërben edhe për dekontraktimin e muskulaturës.

Periudha e verës është stina më e favorshme për rikuperimin dhe largimin e dhimbjeve të shtyllës kurrizore, por edhe për kurimin e saj. Lehtësimi i dhimbjeve dhe përmirësimi i lëvizjeve bëhet nga ushtrime të veçanta për të larguar presionin ndaj nervave dhe për të lehtësuar dhimbjen. Noti është zgjidhja më e mirë që duhet të ndjekim për të rehabilituar kolonën vertebrale. Noti, me të gjithë stilet e tij, është i pazëvendësueshëm.

Gjithashtu, shumë ushtrime në shkallën suedeze për traksionin e kolonës bëjnë rritjen e hapësirave intervertebrale. Ushtrimet për forcimin e muskujve janë garanci për të mbajtur ngarkesën dhe trysninë ndaj vertebrave. Kryerja e ushtrimeve për regjionin cervikal (të qafës), për atë torakal dhe për kolonën lumbare e për muskujt e barkut është e domosdoshme. Ushtrimet kryhen rregullisht duke avancuar në mënyrë progresive. Janë shumë të vlefshme kur ato bëhen në mëngjes për 15-30 minuta, në mënyrë që të përgatisim trupin për intensistetin e aktivitetit të ditës. Ecjet dhe vrapimet e lehta duhet të bëhen jo në terrene të forta. Ushtrimet aerobike bëhen për të rritur tolerancën dhe elasticitetin e muskujve. Ushtrimet për muskujt paravertebralë janë efikase kur bëhen shtrirë barkas.

 Thamë që noti është sporti më i rëndësishëm për zhvillimin dhe tonifikimin e gjithë muskujve të trupit, por është akoma edhe më i dobishëm për muskujt paravertebral ose të shpinës. Pra, duke u marrë gjatë periudhës së verës me not dhe me ushtrime gjimnastikore investojmë që pjesa që vjen e vitit të kalojë pa probleme dhe në përgjithësi krijon stabilitet në aktivitetin tonë. Ndërsa, për skoliozat shërbejnë që nga korsetë, të cilat duhet të mbahen në orar të reduktuar në varësi të gjendjes, deri tek ushtrimet, por pa harruar notin, i cili është i domosdoshëm.

SHKARKO APP