Vezë dhe proshutë për mëngjes për të humbur kile

Sipas një studimi të ri, një mëngjes me vezë dhe proshutë mund të jetë sekreti për të humbur në peshë. Studimi tregon se duhet të rritet konsumimi i proteinave rreth 25-30 gramë.

Gratë duhet të konsumojnë 14 gramë proteina se sa sasia e rekomanduar, ndërsa burrat 10 gramë më pak. Këto proteina ata i marrin më shumë në vaktin e darkës, gjë që është gabim: Më shumë proteina duhet të merren në mëngjes.

Femrat të moshës 19-70-vjeç rekomandohet të marrin rreth 80 gramë proteina çdo ditë, ndërsa meshkujt e të njëjtën moshë duhet të konsumojnë rreth 107 gramë. Sasia e saktë përcaktohet në bazë të peshës trupore.

2 vezë kanë rreth 12 gramë proteina, 35 gramë djathë kanë rreth 9 gramë proteina, ndërsa një filxhan me qumësht ka rreth 15 gramë proteina.

SHKARKO APP