Video-lojërat, kërcënim për shëndetin mendor
Video-lojërat janë bërë një pjesë e pandashme e të rinjve sot, por jo vetëm, shpesh edhe grupmoshat e tjera i përdorin si një element anti-stres për të lehtësuar deri diku lodhjen që marrin gjatë ditës. Mirëpo, duke qenë se përdorimi i tyre është i madh dhe i shpeshtë ,ka bërë që ato të krijojnë varësi për ata që luajnë .Dhe e gjitha kjo kërcënon shëndetin mendor sipas një studimi të fundit të klasifikimit të sëmundjeve.
Agjencia e OKB-së për shëndetësinë tha se klasifikimi i ‘Çrregullimit nga lojërat”, si një gjendje e veçantë do të shërbejë për qëllime të shëndetit publik në mënyrë që vendet të jenë më të përgatitur për të identifikuar këtë problem.
Dr. Shekhar Saxena, drejtor i departamentit të OBSH për shëndetin mendor tha se: OBSH pranoi propozimin që “Çrregullimi nga Lojërat” duhet të renditet si një problem i ri i bazuar në prova shkencore.
Kurse dr. Joan Harvey, një zëdhënëse e Shoqërisë Britanike Psikologjike tha:
“Vetëm një pakicë e njerëzve që luajnë preken nga ky çrregullim dhe paralajmëroi se caktimi i ri mund të shkaktojë shqetësime të panevojshme për prindërit. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë, nuk do të thotë se çdo fëmijë që shpenzon orë duke luajtur është i varur, përndryshe mjekët do të mbyteshin me kërkesa për ndihmë.”
Ndërsa të tjerë mbështetën klasifikimin e ri të OBSH-së, duke thënë se është e rëndësishme të identifikohen personat e varur nga video-lojërat, sepse ata zakonisht janë adoleshentë ose të rinj që mund të mos kërkojnë ndihmë.