Video-lojërat, kërcënim për shëndetin mendor

Video-lojërat janë bërë një pjesë e pandashme e të rinjve sot, por jo vetëm, shpesh edhe grupmoshat e tjera i përdorin si një element anti-stres për të lehtësuar deri diku lodhjen që marrin gjatë ditës. Mirëpo, duke qenë se përdorimi i tyre është i madh dhe i shpeshtë ,ka bërë që ato të krijojnë varësi për ata që luajnë .Dhe e gjitha kjo kërcënon shëndetin mendor sipas një studimi të fundit të klasifikimit të sëmundjeve.

Agjencia e OKB-së për shëndetësinë tha se klasifikimi i ‘Çrregullimit nga lojërat”, si një gjendje e veçantë do të shërbejë për qëllime të shëndetit publik në mënyrë që vendet të jenë më të përgatitur për të identifikuar këtë problem.

Dr. Shekhar Saxena, drejtor i departamentit të OBSH për shëndetin mendor tha se: OBSH pranoi propozimin që “Çrregullimi nga Lojërat” duhet të renditet si një problem i ri i bazuar në prova shkencore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse dr. Joan Harvey, një zëdhënëse e Shoqërisë Britanike Psikologjike tha:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vetëm një pakicë e njerëzve që luajnë preken nga ky çrregullim dhe paralajmëroi se caktimi i ri mund të shkaktojë shqetësime të panevojshme për prindërit. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë, nuk do të thotë se çdo fëmijë që shpenzon orë duke luajtur është i varur,  përndryshe mjekët do të mbyteshin me kërkesa për ndihmë.”

Ndërsa të tjerë mbështetën klasifikimin e ri të OBSH-së, duke thënë se është e rëndësishme të identifikohen personat e varur nga video-lojërat, sepse ata zakonisht janë adoleshentë ose të rinj që mund të mos kërkojnë ndihmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?