Virusi që po rrezikon njerëzimin, këto janë simptomat dhe trajtimi

Candida auris është infeksioni që ka alarmuar botën me përhapjen e tij të shpejtë. Gazeta Shneta ju sjell simptomat dhe mënyrën se si duhet të kujdeseni për familjarët e prekur nga ky virus

Candida auris është një lloj këpurdhe, që mund të shkaktojë sëmundje serioze në pacientët e hospitalizuar – infeksione këto vështirë për t’u trajtuar.

Simptomet me infeksion Candida auris mund të mos jenë të dukshme sepse pacientët e shtrirë në spital janë veç se duke u trajtuar nga sëmundjet e tjera të rënda. Varësisht në vendin ku vepron dallojmë: infeksione të gjakut, infeksion i plagëve, dhe infeksion i veshëve, shkruan cdc.gov, transmeton Gazeta Shneta.

Ky infeksion atakon më shpesh pacientët që kanë qëndrim të zgjatur në spital (pacientet të shtyer në moshë me sëmundje kronike), por dhe ata që jetojnë në shtëpi pleqsh.Kategori tjetër, e prekur nga ky infeksion janë edhe pacientët të cilët e kanë të dobësuar sistemin imunitar në gjendje të tilla si: kanceri i gjakut ose diabeti, marrin shumë antibiotikë, ose kane pajisje si tuba që hynë në trupin e tyre ( tubat e frymëmarrjes, tubat e ushqimit, katetrat në venë etj).

Infeksionet me Candida auris mund të jenë serioze, sepse kalohen përmes rrugëve invazive në qarkullimin e gjakut për ta dhënë efektin e tij negativ të menjëhershëm. “Candida auris mund të përhapet nga një pacient në tjetrin në mjediset e kujdesit shëndetësor si spitalet dhe shtëpitë e pleqve”.

Masat e posaçme që duhet të ndërmarrë gjatë kujdesit të pacientëve janë:

– Vendosja e pacientit në një dhomë të vetme (pa një shok/pacient tjetër të dhomës)

– Personeli shëndetësor të jetë me dorëza dhe uniformë të pastërt

– Mirëmbajtja e higjienës së duarve të pacientëve, anëtarëve të familjes dhe personelit shëndetësor të jetë në nivel.

SHKARKO APP