Vit i ri, dietë e re! Por kush është idealja për të gjithë
Vit i ri, dietë e re! Nëse një nga synimet që i keni vënë vetes për vitin 2019 është që të humbni peshë, një studim i fundit jep informacion rëndësishëm lidhur me rolin e karbohidrateve dhe yndyrave në peshën tonë.
Në një artikull të botuar në revistën shkencore ‘Medicalxpress’, thuhet se nuk ekziston një dietë e cila të jetë ideale për të gjithë.
Nuk quhet më dieta Atkins, por ‘low-carbs’ që në thelb të saj ka përmbajtjen e ulët të karbohidrateve. Ideja qëndron në faktin se karbohidratet e rafinuara në ushqime si buka e bardhë, kthehen shumë shpejt në sheqer për trupin, duke çuar në mungesë energjie dhe uri. Por një studim i fundit thotë se reduktimi i karbohidrateve nuk ndihmon për të humbur peshë.
Në studimin amerikan u përfshin 163 persona të cilët iu nënshtruan regjimeve ushqimore të ndryshme. Rezultoi se ata persona që ndiqnin një dietë me përmbajtje të ulët karbohidratesh, digjnin më shumë kalori në total.
“Por konkluzioni nuk është që humbet më shumë peshë me një dietë me pak karbohidrate. Por sugjerohet që të reduktohen, në mënyrë që të mbahet pesha e humbur”, thotë David Ludwig, studiues i Boston Children’s Hospital.
Reduktimi i karbohidrateve funksionon më mirë në rastin e diabetit ose pre-diabetit.
Një tjetër konkluzion i studimit nxjerr në pah se dietat me përmbajtje të ulëta karbohidratesh dhe me përqindje të ulët yndyre, janë njëlloj efikase për humbjen e peshës, shkruan noa.al.
Rezultatet varionin nga individi në individ, por gjatë një viti, personat e të dyja grupeve si ata që konsumonin pak karbohidrate dhe pak yndyrë, humbën mesatarisht 5.4 deri në 5.8 kilogramë.