Vitamia D zvogëlon në 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë
Rritja e nivelit të vitaminës D në gjak mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit sipas një studimi të ri.
Studiuesit japonezë zbuluan se vitamina D ul në 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë.
Rreziku i përgjithshëm i kancerit ishte 20 për qind më pak dhe rezultatet ishin më të dukshme tek meshkujt, zbuluan shkencëtarët.
Në studim u morën 33.763 njerëz të të dyja gjinive duke filluar nga mosha 40 deri në 69 vjeç. Ata ofruan infomacione mbi historinë, ditën dhe mënyrën e jetesës. Gjithashtu pjesëmarrësit dhanë një mostër gjaku, që u përdor për të përcaktuar nivelin e vitaminës D.
Ata u monitoruan për një periudhë mesatare prej 16 vitesh për kancerin.
Ekipi analizoi gjakun, duke llogaritur faktorët tjerë të njohur të rrezikut të kancerit si mosha, pesha (BMI), nivelet e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, e alkoolit dhe dieta, që ndikojnë në sasinë e Vitaminës D në gjak, raporton Daily Mail.
Ata zbuluan se kishte ulje të dukshme të rrezikut të kancerit të të mëlçisë, dhe ky rezultat ishte veçanërisht i vërtetë për meshkujt.