Vitamina D forcon shëndetin kardiovaskular

Vitamina D jo vetëm që ndihmon në forcimin e kockave, por forcon edhe shëndetin e zemrës sipas një studimi të ri.

Duke përdorur nanosensorë të tekonologjisë së lartë studiuesit nga Universiteti i Ohajos ka zbuluar përfitmin e ri nga vitamina D.

Nanosensorët janë 1.000 herë më të vogla në diametër se sa flokët e njeriut. Ato u përdorën nga studiuesit për të matur mënyrat se si vitamina D3 prek qelizat endoteliale individuale, të cilat kanë një rol vendimtar rregullator në shëndetin e kardiovaskular.

Skuadra e Malinski zbuloi se vitamina D3 ka një efekt ripërtëritës në sistemin kardiovaskular, duke reduktuar rrezikun e sulmit në zemër dhe riparimin e dëmeve të bëra nga hipertensioni, ateroskleroza dhe diabeti.

SHKARKO APP