Vraponi çdo ditë 10 minuta, ja çfarë thonë studiuesit

Vrapimi dhe ecja këshillohen për të gjitha grupmoshat nga specialistët.

Këto aktivitete fizike e ndihmojnë njeriun të mos vërë mbipeshë dhe të parandalojë sëmundjet e zemrës.

Ekspertët thonë se vrapimi për vetëm 10 minuta në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për të rriturit e moshës mbi 60-vjeç me 6 për qind.

Studiuesit thonë se vrapimi ndihmon kundër mpiksjes së gjakut dhe lufton kolesterolin, sëmundje të gjitha këto që ngrenë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ekipi thotë se studimi i tyre, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, tregon se çelësi për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, është përmirësimi i funksionit të enëve të gjakut, prandaj vraponi.

SHKARKO APP