Vuani nga diabeti? Këto 7 ushqimet do t’ju ndihmojë t’a mbani nën kontroll
Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit.
“Një diabetik, kërkon ndryshim të stilit të jetesës, i cili duhet orientuar jo drejt kufizimit të ushqimit, por drejt menaxhimit më të mirë të mënyrës së të ushqyeri…”
Perimet pa niseshte
Mbusheni pjatën me perime pa niseshte. Për njerëzit që janë të rrezikuar nga diabeti është e rëndësishme të rrisin dozën e perimeve. Perimet kanë në përmbajtje të lartë fibra dhe ujë, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.
Perimet e gjelbra
Të gjitha perimet pa niseshte janë të mira, megjithatë ato me gjethe të gjelbra përmbajnë më shumë vlera ushqyese. Nga një analizë e bërë 6 studimeve të mëparshme, shkencëtarët britanikë zbuluan se konsumimi i 1.35 racione me perime të gjelbra lidhet me 14% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit të tipit 2 krahasuar me konsumimin e vetëm 0.2 racioneve në ditë.
Frutat
Frutat janë të mira për njerëzit që rrezikojnë nga diabeti. Vetëm nuk duhet t’i konsumojnë në formën e lëngjeve ose smoothie.
Drithërat
Konsumimi i drithërave bën që nivelet e sheqerit në gjak të rriten më ngadalë pas një vakti dhe ulet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Fibrat tek drithëra ngadalësojnë procesin e tretjes së karbohidrateve , duke ulur kështu nevojën për insulinë. Drithërat përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese antioksiduese dhe antiinflamatore që mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit.
Thjerrëzat
Gjatë një studimi të publikuar tek revista Clinical Nutrition shkencëtarët ndoqën dietat e më shumë se 300 personave të cilët nuk shfaqen diabet për më shumë se 4 vite. Ata zbuluan se personat me konsumim të lartë të bishtajoreve, sidomos thjerrëzat, ishin më pak të rrezikuar nga diabeti.
Zëvendësimi i gjysmë racione me vezë, bukë, oriz ose patatet me thjerrëzat çdo ditë ndihmon gjithashtu në uljen e rrezikut për zhvillimin e diabetit. Të gjitha llojet bishtajoreve, përfshirë këtu thjerrëzat, fasulet, bizelet etj, janë të pasura në fibra dhe janë një burim i mirë i proteinave, shkruan Shendeti +.
Yndyrat e shëndetshme
Ashtu si karbohidratet, edhe yndyrat ndahen sipas dy kategorive: cilësi dhe sasi. Yndyrat e pangopura ndihmojnë në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës. Zgjedhja e burimeve të duhura, si frutat e thata, farat, vaji i ullirit, vaji kanosa dhe avokado, megjithatë duhet të keni kujdes me proporcionet, duke qenë se yndyrat janë shumë kalorike.
Proteinat e lehta
Proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Ato ngadalësojnë tretjen, kështu nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe ulen më gradualisht pas një vakti. Konsumoni proteina me bazë bimore, si fasulet dhe thjerrëaz, si dhe mish peshku dhe pule.