Vuani nga pagjumësia? Ja shkaku pse ndodh
Konsumi i një sasie të madhe të kafeinës pas orës 15.00, mungesa e stërvitjeve dhe hormonet e stresit shpesh ndikojnë në humbjen e gjumit.
Por, një studim i fundit tregon se mungesa e magnezit në organizëm është shkaktari që mijëra njerëz të mbesin pa gjumë gjatë natës.
Studimi i ri tregon se magnezi ndihmon në përmirësimin e kualitetit të gjumit për 92 për qind te njerëzit me insomnia.
Pagjumësia është një problem global, duke prekur sidomos personat e moshës 30 deri 40 vjeç, por edhe gjysmën e femrave të moshës mbi 65-vjeç.
Ndryshe, janë dy lloje të insomnia, tipi 1 kur ju nuk mund të flini dhe tipi dy kur ju flini mirë, por zgjoheni të paktën një herë gjatë natës.