Xhenxhefil për flokë të gjatë
Sipas studimeve, xhenxhefili, përmes shumë cilësive të tjera,është një faktor i rëndësishëm i cili stimulon rritjen e flokëve.
Përgatitja:
Merrni një lugë gjelle xhenxhefil të freskët dhe një lugë gjelle susam ose vaj jojoba. Përzieni këta 2 përbërës dhe pasi të jetë krijuar një masë homogjene, aplikojeni në lëkurën e kokës duke e fërkuar butësisht.
Kjo maskë stimulon qarkullimin dhe bën të mundur furnizimin me lëndë ushqyese të rrënjëve të flokëve.
Më pas e lëmë të veprojë për 30 minuta dhe vazhdojmë me larjen normale me shampo. Duke e aplikuar disa herë këtë metodë, do të vini re se floku juaj do të rritet më shpejt.