Yndyrat bimore që ju shtojnë jetëgjatësinë

Një dietë që zëvendëson yndyrat në mish me ato të gjendura tek produktet bimore mund të ul rrezikun e vdekjes së parakohshme të njerëzve me 24-26%, sipas një studimi të fundit.

Yndyrat me bazë bimore, si ato që gjenden tek avokado dhe vaji i ullirit, ul konsiderueshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme të një personi, ka zbuluar një studim nga Universiteti i Harvardit.

Më saktësisht, një dietë e pasur me yndyra mono-të-pangopura, me bazë bimore, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 16%, krahasuar me një dietë në mungesë të këtyre lëndëve ushqyese shkruan shendeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë studimit, ku u analizuan të dhënat kërkimore të 22 viteve të fundit, shkencëtarët zbuluan se llojet e yndyrave që njerëzit konsumojnë bën një diferencë të madhe në jetëgjatësinë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkencëtarët mblodhën të dhëna nga 93 mijë gra dhe burra. Ata krahasuan vlerat ushqyese të yndyrave të gjendura tek produktet shtazore dhe bimore. Yndyrat shtazore gjenden tek mishi i kuq, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit. Ndërsa burimet bimore përfshijnë avokadon, frutat e thata, gjalpin e kikirikut, vajin e ullirit dhe vajin e susamit.

Rezultatet treguan se një dietë e pasur me yndyra mono-të-pangopura ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 16% krahasuar me dietat e ulëta në këto lëndë ushqyese. Për më tepër, zëvendësimi i 2-5% të kalorive me yndyra me bazë bimore lidhet me 10-15% shanse më të larta për mbijetesë. Kur ky kalkulim u përsërit me yndyra mono-të-pangopura dhe burimet me byzë bimore, rreziku i vdekjes u ul me 24-26%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?