Zbulimi: Çfarë i ndodh trupit kur nuk hamë mëngjes
Nga ngadalësimi i metabolizmit në humbjen e përqendrimit në zyrë dhe stresit që rritet gjatë ditës
Edhe nëse jeni në dietë tashmë nuk është më mister fakti që kurrsesi nuk duhet të lini pa ngrënë mëngjesin nga frika se mos shëndosheni. Përkundrazi, rezulton se ngrënia e mëngjesit ju dobëson. Një studim i kryer së fundmi ka analizuar të dhënat e 1000 personave, nga ku vetëm 2% pohuan se nuk hanin asgjë deri në drekë. Madje këshillohet të mos hiqni dorë nga ëmbëlsirat në mëngjes apo gjërat e tjera të ëmbla, sepse konsumimi i produkteve të ëmbla rrit prodhimin e serotoninës, hormoni i lumturisë i cili ka efekt qetësues dhe antistres, i jep ditës suaj humor të mirë. Serotonina dhe dopamina, të njohur edhe si neurotrasmetorë, janë substanca kimike që prodhohen në tru për të përmirësuar ndjenjat dhe humorin. Është vërtetuar se ekziston një lidhje mes konsumimit të ushqimit dhe ekuilibrit të neurotransmetuesve të prodhuar nga truri. Ndaj dhe mos ngrënia e vakteve vë nën stres trupin tonë dhe ky stres ndikon në nivelin e dopaminës dhe serotoninës. Por konkretisht ja çfarë ndodh kur nuk hani mëngjes.
Mund të shëndosheni
Mosngrënia e mëngjesit lidhet direkt me shtimin në peshë. Sipas disa studimeve disa persona që hanë mëngjes janë më të prirur për t’u ushqyer në mënyrë korrekte dhe të balancuar. Një tjetër teori, shpjegon se kush nuk ha mëngjes konsumon më shumë ushqim gjatë kohës që është pushim në zyrë, madje edhe hanë dyfish në drekë.
Ngadalësohet metabolizmi
Kur nuk konsumoni vaktet e rregullta, trupi juaj ndalon së konsumuari energji dhe e ruan atë. Ngadalësohet metabolizmi për të kompensuar kufizimin kalorik. Pra, ndër të tjera ngrënia e mëngjesit ka impakt pozitiv edhe në djegien e energjisë gjatë ditës.
Truri nuk funksionon
Rënia e sheqerit në gjak ndikon në aktivitetin njohës. Mos ngrënia e mëngjesit nuk jep elementet e duhura për të nisur ditën, mbi të gjitha pas një nate të gjatë. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të hani vetëm sheqerna, por zgjidhni karbohidratet komplekse të tilla si drithërat, proteinat dhe yndyrat e mira që gjenden në avokado.
Jeni më nervozë
Kur jeni të uritur jeni më të ndjeshëm dhe më grindavec. mos ngrënia e vakteve shkakton rënie të sheqerit në gjak duke sjellë nervozizëm dhe lodhje.
“Serotonina dhe dopamina, njohur edhe si neurotransmetues, janë substanca kimike prodhuar nga truri për të rregulluar ndjenjat dhe humorin” shpjegon studiuesja Shannon R. Weston- sepse ekziston një lidhje mes konsumimit të ushqimit dhe bilancit të neurotransmetuesve të prodhuar nga truri. Studiuesja thotë se “kapërcimi i vakteve vë nën stres trupin dhe ndikon në nivelin e dopaminës dhe serotoninës”.
Bie energjia
Nëse jeni pa mëngjes keni më pak energji për të ushtruar çdo lloj aktiviteti. Sipas të dhënave të Universitetit Wiskonsin, mëngjesi përbën 25% të energjisë ditore, mes të cilave fibra dhe proteina të cilat kanë përmbajtje të lartë energjie.
Erë e keqe e gojës
Ka një shprehje: “Nëse nuk doni të hani mëngjes për vete, bëjeni për të tjerët!”. Mos ngrënia e mëngjesit shkakton erë të keqe të gojës.
Dr. Mervyn Druian, i Qendrës për Stomatologji Kozmetike në Londër ka deklaruar për “DailyMail.com” se një frutë i freskët dhe një gotë uji janë mëngjesi më efikas për të pastruar gojën nga bakteret e këqija, përgjegjëse për erën e keqe të gojës.
Je më i stresuar
Mosngrënia e mëngjesit rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit. Një studim i zhvilluar në vitin 2014 nga Universiteti i Kalifornisë, ka evidentuar se gratë të cilat nuk hanin mëngjes kishin nivel të më të lartë të kortizonit në krahasim me gratë që hanin mëngjes.
Cikli
Sipas një studimi të zhvilluar në Japoni në vitin 2009, mëngjesi mund të ndikojë në dhembjet gjatë ciklit si dhe në një gjendje trupi më të dobët.
Inflamacion kronik
Në një studim të kryer në vitin 2017, studiuesit e Universitetit Hohenheim në Gjermani, kanë marrë si mostër për tre ditë rresht analizat e gjakut të 17 personave të rritur dhe të shëndetshëm. Një ditë nuk kanë ngrënë mëngjes; një tjetër ditë darkën dhe në ditën e tretë kanë konsumuar normalisht të tria vaktet. Pasi kanë krahasuar mostrat, studiuesit kanë zbuluar që personat të cilët nuk kishin ngrënë mëngjes kishin përqendrim më të lartë të glukozës dhe oksidim më të madh të yndyrave. Kjo sjell vështirësi në djegien e yndyrave në vend të sheqernave.
Keni më shumë uri
Një mëngjes me proteina ndihmon në menaxhimin e urisë gjatë ditës. Madje- shpjegojnë studiuesit-proteinat ushqimore largojnë oreksin, japin ndjesinë e ngopjes nga njëri vakt te tjetri, dhe njerëzit që konsumojnë një mëngjes të pasur me proteina kanë si tendencë të konsumojnë më pak kalori në ditë krahasuar me ata që hanë një mëngjes të pasur me karbohidrate.
Zakonet që dhurojnë ngadalësim të plakjes
- Ushqimi i ekuilibruar (i pasur në fruta, perime, drithëra, peshk, pulë, dhe bulmet me yndyrë të reduktuar)
- Ushtrimi i vazhdueshëm i aktivitetit fizik
- Mos pirja e duhanit
- Mos pirja e alkoolit ose pirja me masë
- Mbajtja e një peshe të shëndetshme
- Fjetja e rregullt dhe e mjaftueshme
Ja si mund të llogarisim sa kalori nevojitet një i moshuar
Për burrat mbi 50 vjeç: 3000 kalori – 10 kalori/ditë për çdo vit të moshës mbi 19 vjeç.
Për gratë mbi 50 vjeç: 2400 kalori – 10kalori/ditë për çdo vit moshe mbi 19 vjeç.
P.sh., një e moshuar 85-vjeçare nevojitet përafërsisht:
2400 –(10 x (85-19))= 2400 – 10×66 = 2400 – 660 = 1740kalori/ditë
Meny shembull për një të moshuar
- Mëngjes: Qumësht të skremuar me 3 lugë tërshërë, ½ banane dhe fara lini (të zbutura në qumësht për rreth 1 orë në frigorifer), 1 lugë vaj peshku (preferoni të mëlçisë së merlucit)
- Paradite: 1 çaj mali me pak rigon dhe dafinë, 1 lugë të vogël mjaltë dhe 1 vezë të zier me pak vaj ulliri dhe rigon, 1 portokall
- Drekë: Sallatë me lakër të bardhë, karotë, majdanoz të marinuar me limon, pak vaj farash kungulli dhe hudhër. Pure patatesh me pak qumësht dhe majdanoz, 120gr gjoks pule me salcë mustarde
- Pasdite: 1 fetë bukë thekre me salce specash te kuq* dhe gjizë, 1 kivi
- Darke: Spinaq burani me pak oriz, 1 kupë trahana të thartë me djathë dhie dhe pak bukë thekre, 1 kupe kos me hudhra, kastraveca dhe kopër
- Para gjumit: 1 çaj kamomil ose farash finoku me mjaltë.