Zbulohet ilaçi që ndalon sëmundjen e kancerit që në fillesat e saj

Një ilaç i ri që ndalon sëmundjen e kancerit që në fillesta e saj është zbuluar. Medikamenti i paidentifikuar synon një enzimë specifike që ushqen përhapjen e tumoreve, sipas një studimi të ri.

Ilaçi e arrin këtë duke u lidhur me membranën e qelizave të shumëfishimit të shpejtë. Në këtë mënyrë ndalon “mekanizmin e mbijetesës” së kancerit dhe parandalon tumoret që t’i bashkëngjiten proteinave që kanë nevojë për tu përhapur.

Medikamenti anti-kancer lidhet me proteinën e membranës së qelizave kancerogjene, e njohur si dehydroorotate dehydrogenase (DHODH).

Hulumtuesit analizuan se si yndyrat, të cilat janë blloqet ndërtuese të membranave qelizore, dhe ilaçet lidhen me DHODH.

“Simulimet tona tregojnë se enzima përdor pak lipide për tu ‘ankoruar’ në membrane. Kur lidhet me këto lipide, një pjesë e vogël e enzimeve kthehen në përshtatës që lejojnë enzimat për të nxjerrë substrate e saj natyrore jashtë membranës. Duket se ilaçi pasi lidhet në të njëjtin vend, përfiton nga mekanizmi i njëjtë,”-tha autori i studimit Dr. Erik Marklund, nga Universiteti Uppsala.

Rreth 357,000 njerëz janë diagnostikuar me kancer çdo vit në Britani të Madhe.

SHKARKO APP