Zbulohet shteti i rradhës që legalizon marijuanën
Tajlanda është vendi i parë në Azi që do të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor. Parlamenti i Tajlandës e ka miratuar ligjin duke e quajtur si dhuratën e fundvitit për popullin tajlandez.
Përdorimi jomjekësor do të mbetet i paligjshëm.
Marijuana u përdor në Tajlandë si një ilaç tradicional, por u ndalua në vitet 1930. Thuhet se ligji i ri do të lejojë vendin të përfitojë nga një industri që po zgjerohet me shpejtësi, e cila premton të ndihmojë pacientët që vuajnë nga sëmundje si artriti, migrena dhe kanceri.