Zbuloni disa mënyra si të mbani mizat larg shtëpisë
Me vapën që po vjen tendencën për të mbajtur hapur dritaret shtohet dhe me shumë gjasa i kemi lenë udhë të lirë edhe mizave që të hyjnë në shtëpi. Por a ekzistojnë mënyra për të mos i lejuar mizat të ‘pushtojnë’ shtëpinë? Mos harroni se moslejimi i tyre është po aq i rëndësishëm sa edhe nxjerrja. Me poshtë janë disa këshilla që do ju lehtësojnë punën me to.
Hidhni 2.5 ml sapun likuid për lavastovilie në një enë të vogël dhe shtoni aty dhe ujë. Mizat kanë tendencë që të tërhiqen nga sapuni dhe mbeten aty të mbytura.
Përzieni një sasi piper të kuq me pak ujë dhe vendoseni në një sprucator. Spruconi me këtë përmbajte në dyer dhe dritare dhe era e piperit të kuq do t’i mbaje larg shtëpisë.
Mizat gjithashtu nuk kanë qejf aromat e bimëve si livanda, borziliku apo mente. Ndaj vendosni vazo me lule me këto bime dhe mizat do të qëndrojnë larg.
Përdorni një drite të veçantë që është në gjendje të mbaje larg mizat. Shume restorante e përdorin këtë mënyrë.
Po kështu hidhni në vende të posaçme të gjitha frutat dhe zarzavatet të cilat nuk shërbejnë më për tu ngrënë.