Zgjoheni rreth orës 3 apo 4 të mëngjesit? Zbuloni të veçantën tuaj
Gjysma e njerëzve mund të parandiejnë në gjumë apo në ëndërr që do t’u ndodhë diçka shumë e rëndësishme në jetë dhe kohë pas kohe gjenden në situatën apo në vendin që u krijojnë ndjenjë të papërshkruar, si për shembull profecinë, e cila ndonjëherë është e mirë, por ndonjëherë e keqe.
Gjendjet e tilla mund të jenë pasojë e trillimeve mendore, por edhe shenjë që jeni shpirtërisht të talentuar më shumë se miqtë tuaj.
Është interesante që është një numër i vogël njerëzish të cilët mund të bashkëndiejnë me të tjerët dhe që të lidhen me shpirtin e tyre, por edhe të jenë në lidhje të lartë me veten.
Ata të cilëve shpesh u ndodhin këto pesë situata janë shumë të veçantë:
Gjërat të cilat u shfaqen si vizione – u realizohen
A jeni gjendur para situatës që për diçka mendoni shumë dhe filloni që ta krijoni në kokë si realitet? Disa njerëz i ngatërrojnë me deja vu, ndërsa të tjerët i hedhin poshtë. Mirëpo, nëse gjërat e këtilla përsëriten, mund të tregojnë që jeni të talentuar.
Jeni empatikë dhe të lumtur për këtë shkak
Empatia është gjendje në të cilën keni aftësi të bashkëndieni me emocionet e njerëzve të tjerë, por edhe me njerëzit tuaj. Kjo mund të jetë njëkohësisht edhe bekim edhe mallkim dhe me kalimin e kohës bëhet e vështirë e përballueshme, sepse krijojnë stres dhe empati të madhe.
Keni shqisën e gjashtë
Vjen koha kur shqisa jonë e gjashtë ose ajo ndjenja e njohur në stomak bosh edhe forcohet. Kjo ndjenjë shpesh di të ndikojë në marrjen e vendimeve dhe në predimensionimin e aksioneve të cilat janë në harmoni me dëshirat e shpirtit tonë. Njerëzit për këtë shkak mund t’ju konsiderojnë të çuditshëm, por thellë në vete e dimë se sa varet nga besimi në shqisën tonë të gjashtë pa marrë parasysh se çfarë thonë të tjerët.
Ëndrrat tuaja janë të plotësuara me ankthe nate
Vazhdimisht veten e shihni në situatat të cilat ju rrezikojnë, nga të cilat arrini të dilni, por rruga e daljes nga situatat është shumë e tmerrshme sa që shpesh bëheni qull në djersë. Në ëndrra shpesh ju duket që të gjitha pengesat e mundshme dhe përbindëshat ju janë dalë përballë në rrugën tuaj të shpëtimit. Kjo është shenjë që ekziston porosia sekrete shpirtërore diku në ëndrrat tuaja, shkruan intv.al.
Gjithmonë zgjoheni midis orës 3 dhe 4 të mëngjesit
Nuk janë të gjithë njerëzit me fat që ëndrrat nuk u janë ndërprerë kryesisht për shkak të natyrës, por këtë herë mbase është fjala për diçka tjetër. Njerëzit të cilët zakonisht zgjohen rreth orës 3 dhe 4 të mëngjesit konsiderojnë që është fjala për ndonjë arsye më të rëndësishme. Të jesh i shkëputur nga ëndrra në këtë kohë tregon zgjimin kur personi të jetë i kontaktuar nga ana e shpirtrave dhe e engjëjve. Nuk mundemi t’i shohim me sy, prandaj ata presin që të flemë, në mënyrë që të krijojnë kontakt me ne.